Guardiola nuk dorëzohet pas humbjes ndaj Liverpulit: Luajtëm shumë mirë, kemi të ardhme të ndritur

guardiola nuk dorezohet pas humbjes ndaj liverpulit luajtem shume mire kemi te ardhme te ndritur
guardiola nuk dorezohet pas humbjes ndaj liverpulit luajtem shume mire kemi te ardhme te ndritur

Pep Guardiola pranon diferencat e Mançester Sitit dhe Liverpulit këtë sezon.



“Jo më kot ata janë skuadra që kanë dominuar kampionatin këtë sezon, janë fantastikë”, tha trajneri katalanas. “Ne e nisëm shumë mirë ndeshjen, por e dimë se jemi larg standardeve tona këtë sezon dhe kjo u pa edhe kundër një skuadre kaq të fortë si Liverpuli.

Megjithatë unë mendoj se ne luajtëm shumë mirë. Ata u mbrojtën dhe luajtën në kundërsulm, duke u treguar efikasë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar më tej. Ky klub ka një të ardhme të ndritur”, shtoi Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →