
Kryefjala e këtyre ndeshjeve të Champions League në fazën e parë me eliminim direkt, është padyshim përballja mes Manchester City dhe Real Madrid. Shumë spektakël prodhoi ndeshja e parë e cila u mbyll me përmbysjen e spanjollëve, 2-3.
Një rezultat që sheh Realin më afër kalimit më tej, megjithatë deklarata e fundit e Guardiolës para ndeshjes së kthimit në Santiago Bernabeu, ishte disi e çuditshme. Trajneri i Manchester City u shpreh se ekipi i tij ka vetëm 1% shans të eliminojë Real Madridin, duke rritur akoma më shumë diferencën mes dy ekipeve.
“Ne duhet të fitojmë me patjetër në Santiago Bernabeu tani. Nëse do të më pyesni para ndeshjes për shanset tona që të kalojmë më tej, do të jenë vetëm 1%. Pra janë minimale, por për sa kohë të ketë ende një përqindje, ne do të mundohemi, kjo është e sigurt. Mundësia është e tillë sepse rezultati i parë nuk ishte i mirë, nëse do të kishim mbetur 2-1 në avantazh, do të ishte ndryshe. Me shifrat 2-3, shanset janë më të pakëta. Do të shohim se çfarë do të ndodh”, u shpreh Guardiola. Me këtë deklaratë, duket se trajneri i “qytetarëve” kërkon që të heq çdo presion nga lojtarët e tij, në mënyrë që të jenë gati për të bërë befasinë e madhe në transfertë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news