Grupet e armatosura ruse: Do të vazhdojmë luftën kundër Putinit

grupet e armatosura ruse do te vazhdojme luften kunder putinit
grupet e armatosura ruse do te vazhdojme luften kunder putinit

Grupet e armatosura që pretendojnë se përbëhen nga rusë që kundërshtojnë Kremlinin janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet në rajonet kufitare ruse.

Disa nga grupet paraushtarake të mbështetura nga Ukraina nisën inkursione javën e kaluar në rajonet e Kursk dhe Belgorod dhe pretenduan se kanë hyrë në disa fshatra.

Rusia, ndërkohë, tha se kishte zmbrapsur grupet, të cilat i sheh si marioneta të ushtrisë amerikane dhe ukrainase, raporton skynews.

Në një konferencë shtypi sot, Denis Kapustin, drejtuesi i një prej njësive, Trupa Vullnetare Ruse, tha se “operacioni, edhe tani, po vazhdon. Ne do të flasim për humbjet tona pas përfundimit të tij”.

Ndryshe, tri grupe luftëtarësh që pretendojnë se janë rusë me bazë në Ukrainë – Legjioni i Lirisë së Rusisë, Korpusi Vullnetar Rus dhe Batalioni Siberian.

Grupet thanë se kaluan në Belgorod dhe Kursk dhe ishin përfshirë në beteja, në sulmet që Kievi thotë se ishin kryer në mënyrë të pavarur nga Ukraina.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →