Grumbullimi i Kombëtares për ndeshjet e Botërorit, zbulohet vendimi për Elseid Hysajn

grumbullimi i kombetares per ndeshjet e boterorit zbulohet vendimi per elseid hysajn
grumbullimi i kombetares per ndeshjet e boterorit zbulohet vendimi per elseid hysajn

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, duhet të bëjë pa një prej lojtarëve më me eksperiencë në radhët e kuqezinjve për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë dhe Andorrës. Elseid Hysaj, raportohet se nuk do të rikuperohet në kohë për këto dy ndeshje dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të kuqezinjve.



Hysaj pësoi dëmtim më 3 shkurt në ndeshjen ndaj Kaljarit në kampionatin italian, ku kishte filluar të aktivizohej më me rregullsi me Lacion. Prej tre javësh, ai është jashtë fushave të lojës dhe tashmë mediat italiane raportojnë se kthimi i tij do të bëhet pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve në mars.

Sipas “Corriere Dello Sport”, klubi i Lacios nuk dëshiron të ngutet me Hysajn për të mos rrezikuar një përsëritje të dëmtimit. Ndaj është vendosu si afat për kthimin e tij në fushë duke filluar nga fundjava e fundit e marsit, kur lacialët të përballen me Torinon, pas mbylljes së grumbullimeve të përfaqësueseve.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →