Trajneri i Grei Bihucit, në akademinë e futbollit Apolonia, është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti.
Ai tha se lajmin e kishte marrë vesh përmes një telefonate, ndërsa ka ndarë edhe ëndrrën e madhe të të riut që mbeti i vrarë pas një konflikti që pati me disa të rinj. Pasi kishte parë lajmet në media, trajneri tha se si fillim nuk e kishte besuar lajmin e hidhur. “Bëra disa telefonata. Disa nuk e dinin. Më vonë, kur edhe rrjetet sociale shfaqen ngjarjen, u vërtetua se ishte Grei. Jam pa fjalë për këtë ngjarje të rëndë”, tha trajneri.
Ai tregoi se 19-vjeçarin e kishte njohur vite më parë, pasi e kishte stërvitur për disa kohë si portier.
“Ai ka qenë pjesë e grupit Apolonia para 3 vitesh. Bashkëpunonim bashkë. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm. Ishte një djalë i dashur, stërvitej me dëshirë. Gjithmonë ishte bashkëpunues. Nuk gjej akoma fjalë për atë djalë, pasi ishte i mrekullueshëm. Humbi jetën në një moshë ku ëndrrat e tij ngelën në mes. Ai kishte dëshirë që të bëhej portier i madh, dhe e kam ëndërr që të përfaqësoj deri te ekipi ynë kombëtar. Ai djalë pranonte kur bënte gabime. Edhe kur kishte acarime, i zgjidhte me edukatë dhe buzëqeshje gjërat.”, tha ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co