Gratë shqiptare bëjnë rolin e heroit, parandalojnë sulmin me thikë brenda autobusit në Gjermani

grate shqiptare bejne rolin e heroit parandalojne sulmin me thike brenda autobusit ne gjermani
grate shqiptare bejne rolin e heroit parandalojne sulmin me thike brenda autobusit ne gjermani

Tre gra me origjinë shqiptare janë bërë protagoniste të një ngjarjeje që mund të ishte kthyer në tragjedi, nëse nuk do të ishte ndërhyrë në kohë.

Të premten, pranë qytetit Siegen, një grua gjermane me probleme psikologjike sulmoi pasagjerët në një autobus me thikë, duke plagosur gjashtë persona, dy prej të cilëve janë ende në gjendje kritike. Deutsche Welle raporton se tre gratë që ndaluan sulmin ishin emigrante shqiptare, të cilat po udhëtonin në autobus me fëmijët e tyre.

“Ne ishim në autobus, duke kaluar shumë mirë, duke qeshur dhe argëtuar me fëmijët… papritur dëgjuam një piskamë. Pamë një grua që po godiste të tjerët me thikë dhe tentoi të sulmonte edhe fëmijët tanë… A.P. i kapi thikën dhe, së bashku me A.B., e rrëzuan gruan. Unë nxora fëmijët me shpejtësi jashtë… pastaj u ktheva në autobus dhe i mora çantën sulmueses… i hoqëm thikën nga dora dhe e shtruam në tokë,” tha njëra nga gratë për DW.

“Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë dhe e mbajtëm derisa erdhi policia… Autobusi ishte bërë i tëri me gjak, ishte tmerruese,” shtoi ajo.

Njëra nga gratë shqiptare u lëndua lehtë dhe pas trajtimit në spital, u dërgua në shtëpi. Kryetari i bashkisë ku ndodhi ngjarja i falënderoi gratë shqiptare për guximin e treguar, duke theksuar se ndoshta kanë shpëtuar shumë jetë të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →