Santiago Himenez ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Milanit në Ligën e Kampioneve në arenën më të rëndësishme të futbollit europian. Sulmuesi meksikan gjeti rrjetën që në minutën e parë të sfidës së kthimit ndaj Fejenord, skuadrës të cilës i dha lamtumirën gjatë merkatos së dimrit.
Një gol që përtej faktit se është ndër më të shpejtët në historinë e Milanit në këtë turne, e bën atë futbollistin e dytë në kompeticionet e mëdha ndërkombëtare në Europë, që shënon për një skuadër dhe kundër saj në të njëjtin edicion.
I vetmi që e kishte bërë këtë gjë më parë, ishte Koni Torstenson, i cili shënoi me fanellën e Bajern Mynih dhe kundër tij në Kupën e Kampioneve në edicionin 1973-1974.
PANORAMASPORT.AL