Goli historik me Laçin, Uzuni rrëfen momentin që i ndryshoi karrierën: Kishin ardhur nga Kroacia! Më thanë në dhomën e zhveshjes se…

goli historik me lacin uzuni rrefen momentin qe i ndryshoi karrieren kishin ardhur nga kroacia me thane ne dhomen e zhveshjes se
goli historik me lacin uzuni rrefen momentin qe i ndryshoi karrieren kishin ardhur nga kroacia me thane ne dhomen e zhveshjes se

Myrto Uzuni ka rrëfyer në Amerikë ku po luan me Austin, një nga momentet më kulminante të karrierës së tij. Bëhet fjalë për fitoren e parë historike në Europë për Laçin, që në verën e vitit 2018 fitonte përballë qipriotëve të Anorthosis Famagustas.



Laçi fitoi 1-0 në shtëpi duke siguruar kalimin e raundit në Ligën e Europës. Goli vendimtar u shënua nga Uzuni në minutën e 89-të. Lokomotiva e Zagrebit u bind atë vit, për të blerë kartonin e Uzunit duke kryer transferimin e parë jashtë Shqipërisë për të.

“Ne luajtëm në Ligën e Europës për herë të parë. Shkuam deri në “play-off”, nuk u futëm në grupe, por hera e parë për Laçin. Po vinin skaut nga Lokomotiva e Zagrebit për të më parë. Ishim si klub i vogël dhe menduam se do humbisnim.

Kjo ndeshje ishte 90% mbajta e topit për ta dhe vetëm 10% për ne. Nuk e mbanim topin aspak, skauti që kishte ardhur për mua ishte aty. Ishim në takim para ndeshjes dhe më thanë mua se nëse është një lojtar që mund të na kualifikojë sot, je vetëm ti.

Në minutën e 89-të, erdhi një kros dhe shënova me kokë, fituam 1-0. Ai ishte momenti i jetës sime. Kjo ndryshoi çdo gjë”, u shpreh Uzuni.

Fjalët e Uzunit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →