Goli është kthyer në obsesion! Reali krijon më shumë se kushdo, por…

goli eshte kthyer ne obsesion reali krijon me shume se kushdo por

Reali i Madridit është përmirësuar shumë sa i përket sakrificës, në mbajtjen e portës së pastër ose të paktën duke treguar shenja se është shumë e vështirë për ta të pësojnë gol. Ato ndeshje në të cilat ata filluan duke pësuar gol janë harruar.



Por ka të tjera gjëra që shqetësojnë. Një prej tyre është numri i rasteve të shpërdoruara gjatë ndeshjeve. Reali i Madridit është skuadra që gjeneron më shumë raste se rivalët, por edhe ajo që përfiton më pak nga situatat e pastra para porte. Shembujt janë të shumtë, por ai më i miri ishte në Pamplona, diçka që u përsërit kundër Gironës. goli eshte kthyer ne obsesion reali krijon me shume se kushdo por

Të besuarit e Ançelotit krijuan deri në 20 raste, nga të cilat vetëm pesë prej tyre përfunduan në portë dhe dy në rrjetë. Në ndeshjen kundër Osasunës, si Ançeloti ashtu edhe Modriç, këshilluan Mbapenë të mos spekulonte kur kishte mundësi shënimi ose ishte para porte, të shikonte portierin, të harronte zbukurimet dhe të shikonte një shok skuadre të lirë.

“Duhet të përfitoni nga mundësitë. Harroni gjithçka tjetër”, i tha trajneri italian francezit në fushë në “El Sádar”, mesazh i njëjtë me atë të kapitenit Modriç.

RAPORTI RASTE-GOLA – Reali aktual duket se i ka bashkuar në mënyrë të përsosur pjesët dhe është një makinë e vajosur mirë në ndjekje të objektivave të saj. Tani ai duket se po funksionon mrekullisht kur bëhet fjalë për krijimin e rasteve.

Duket se të gjithë janë të aftë të krijojnë mundësi, por nuk është e njëjta gjë kur bëhet fjalë për t’i kthyer ato raste në gola. Mbape aktual nuk ka lidhje me atë të fillimit të sezonit, por është e vërtetë që ai dhe shokët e repartit janë përgjegjës për transformimin në gola të rasteve. Mesazhi është i qartë, ndonjë gol më shumë do t’i “vriste” kundërshtarët.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →