“Gold by Korça” risia e Festës së Birrës/ Atmosferë e zjarrtë dhe plot surpriza edhe në natën e tretë

gold by korca risia e festes se birres atmosfere e zjarrte dhe plot surpriza edhe ne naten e trete





































Sot është nata e 3-të e Festës së Birrës në Korçë, ku natyrisht “Gold By Korça” është risia e festimeve.

gold by korca

Një atmosferë e zjarrtë pritet në dy qendrat kryesore ku zhvillohen festimet, Shtëpia e Birra Korça dhe Terminali.

Korça është një nga qytetet që ka mbledhur shumë turistë të huaj ku nuk mungojnë ata nga Franca, Sllovakia, Maqedonia e Veriut, SHBA, Gjermania, që natyrisht mund ti bashkohen festimeve në Festën e Birrës dhe të shijojnë jo vetëm gatimet tradicionale, por edhe birrën e parë shqiptare, Birrën Korça dhe natyrisht shijen më të re, atë “Gold By Korça”.

Ashtu si edhe dy netët e para të këtij evenimenti, më i rëndësishmi i organizuar në Korçë përgjatë muajve të verës, në qytet kanë zbarkuar një numër i lartë turistësh vendas dhe të huaj, që janë mrekulluar nga shija e birrës Korça, veçanërisht nga “Gold By Korça”, shija më e re.

Korça do të përjetojë një natë me surpriza, ku këngëtarët më të njohur pritet të performojnë. Luis Ejlli, i rikthyer në skenën shqiptare, është një nga emrat që pritet të ndezë atmosferën, ndërsa zgjedhja më e mirë për cilindo pjesëmarrës është Birra Korça, dhe shija më e re “Gold By Korça”.

Me një përzierje të kujdesshme të përbërësve më të mirë dhe një proces prodhimi të rafinuar. GOLD by Korça sjell një aromë të pasur dhe një shije të rafinuar që e bën çdo gllënjkë të paharrueshme.

Gold By Korça nuk është thjesht shija më e re e Birra Korça, por një art i birrës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →