Gola me peshë për Interin, “djali i keq” po nderon zikaltrit

gola me peshe per interin djali i keq po nderon zikaltrit
gola me peshe per interin djali i keq po nderon zikaltrit

Egoja e Arnautoviçit mbush dy herë “San Siron”. Goli fluturimthi me të majtën nga një distancë 25 metra është një kartolinë si ato të kohës së shkuar, por asgjë për t’u çuditur. Shkon në linjë me personazhin.



Në vitin 2010 në stërvitjen e parë me Verder Bremenin u prezantua me takat ku shkruhej: Kampion Europe 2009-2010. Si për të thënë: Unë kam fituar një Champions, po ju? Ditë që në fakt kanë përfunduar në kasetat e memories.

ÇFARË MESATARE- Arnautoviç është rritur tani. Nuk është më adoleshenti i dikurshëm dhes shënon gola për t’i hequr kapelën. I fundit e dërgoi Interin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ku do të sfidojë skuadrën e Milanit. Ai është njeriu i golave me peshë në këtë sezon.

I ka shënuar Udinezes në Kupë bashkë me Asllanin, ndaj Fiorentinës në kampionat dhe me Cervena Zvezdën në Champions. Ka një mesatare golash 1 gol çdo 116 minuta, më të mirën nga linjat e dyta të sulmit. Korrea e ndjek me një gol çdo 229 minuta dhe Taremi me një gol çdo 433 minuta. Por edhe Lautaro me Turamin nuk e parakalojnë dot në këtë aspekt. I pari e ka një gol çdo 163 minuta dhe i dyti një gol çdo 159 minuta.

I STUDIUAR- Arnautoviç kërkon që ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me Interin. Në qershor do të largohet sepse i skadon kontrata. Madje kishte dy etapa me këtë skuadër. E para shkoi ashtu-ashtu, kampion i Italisë me vetëm 3 prezenca dhe kampion i Europës me zero minuta të luajtura.

Por në aventurën e dytë ka fituar titullin e yllit të dytë me 7 gola në 34 ndeshje. Inzagi i beson dhe e ka zbritur titullar në 4 raste, 2 në Champions dhe 2 në Kupën e Italisë. Dhe goli i shënuar nuk ishte aspak rastësor.

Trajneri Inzagi tha se e kishin studiuar këtë lëvizje dhe për këtë arsye një sulmues shtatlartë si Arnautoviç e nxori nga zona për të goditur portën në topin e dytë. Dhe çfarë goli… Me shumë peshë. Por i tillë është Arnautoviç edhe në dhomën e zhveshjes së Interit. Lojtar me peshë, edhe pse pa minuta. Ndoshta këtë sezon mund të ëndërrojë sërish Tripletën edhe pse është shumë herë më e vështirë sesa në vitin 2010.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →