
Sulmuesi me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri ndihmoi Genk në triumfin 2-1 të arritur ndaj Anderlehtit, në supersfidën e javës në elitën e futbollit belg.
Zeqiri u fut nga stoli në minutën e 73-të, teksa në minutën e 91-të, shënoi golin e fitores 2-1 nga pika e bardhë e penalltisë.
Kjo fitore e Genk ngushton diferencën në 4 pikë nga Anderlehti i vendit të parë, duke lënë të hapur rivalitetin për titullin kampion.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co