Gol dhe asist për t’u mbyllur gojën kritikëve, Uzuni zgjidhet përsëri në formacionin e javës në MLS

gol dhe asist per tu mbyllur gojen kritikeve uzuni zgjidhet perseri ne formacionin e javes ne mls

Myrto Uzuni i është përgjigjur më së miri kritikave në mesjavë, duke shënuar gol e dhënë asist në fitoren përballë LA Galaksi. Për sulmuesin shqiptar, kjo paraqitje erdhi pas një periudhe ku ai kishte qenë në epiqendër të kritikave pasi tifozët pritnin prej tij që të ishte më vendimtar para portës.

Përgjigja ka ardhur me paraqitjen e fundit, që është vlerësuar jo vetëm nga mediat, por edhe nga ekspertët e MLS-së. Këta të fundit kanë përzgjedhur Uzunin për herë të dytë në këtë sezon, në formacionin e javës të MLS-së.

Sulmuesi shqiptar gjendet përkrah emrave të njohur të futbollit botëror si Forsberg apo Çupo-Moting në këtë rreshtim ideal për ndeshjet e zhvilluara gjatë mesjavës në MSL.

GwE_ZhHXkAArDvp

PANORAMASPORT.AL

The post Gol dhe asist për t’u mbyllur gojën kritikëve, Uzuni zgjidhet përsëri në formacionin e javës në MLS appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →