
Lajm i keq te Newcastle. Klubi i Premier League ka humbur shërbimet e Jamaal Lascelles, mungesa e të cilit vlerësohet nga gjashtë deri në nëntë muaj. Mbrojtësi pësoi një dëmtim të rëndë kundër West Hamit, ndeshje e fituar nga “Magpies” me rezultatin 4-3.
“Pas vizitave përkatëse, Lascelles do t’i nënshtrohet një operacioni javën e ardhshme dhe do të jetë jashtë për një periudhë nga gjashtë deri në nëntë muaj. Të gjithë në Neëcastle United i dëshirojnë Jamaal një rikthim të shpejtë në fushë” – Shkruan klubi.
30-vjeçari luan te kjo skuadër që nga viti 2015 dhe është kapiten i bardhezinjve. Ai e mbylli sezonin 2023/24 me 26 paraqitje dhe një gol.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co