Një 55-vjeçar në Dimal është vënë në prangat e policisë.
Blutë njoftojnë se 55-vjeçari ka goditur me një send të forta, pas një sherri për motive të dobëta.
Njoftimi:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 55 vjeç, banues në fshatin Allambrez, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë, bashkëshortin e motrës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co