“Gjykata të marrë vendim për Berishën”- Shehi për protestën e opozitës: Nuk shoh asgjë të keqe, e bëjnë për të drejtat e tyre

gjykata te marre vendim per berishen shehi per protesten e opozites nuk shoh asgje te keqe e bejne per te drejtat e tyre

































Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi, njëherësh dhe kryetar i LZHK-së, ka komentuar protestën e sotme të opozitës Para Kuvendit.

Shehi-770x431

I ftuar në studion e emisionit Open, ai u shpreh se opozita proteston për të drejtat e saj dhe se nuk sheh asgjë të keqe.

Ai foli dhe për rastin e Sali Berishës, duke thënë se gjykata duhet të marrë një vendim, ose ta dënojë ose ta lejojë të vijë në sallën e Kuvend.

“Izolimin Sali Berishës në banesë nuk ia bëri Kuvendi, por Prokuroria dhe Gjykatat. Unë e kam thënë që Berisha duhej të ishte liruar prej kohësh, pasi po e kthejnë në hero.

Një vendim duhet të marrë ajo Gjykatë lidhur me ish-Kryeministrin, ose të dënohet ose të vijë në sallën e Kuvendit. Berisha do të thonte në Kuvend ato që po thotë përnatë, pra nuk po e ndalojnë dot.

Do të doja që Berisha të ishte në sallën e Kuvendit, të kishim një jetë normale parlamentare, të kishte një opozitë që secili të thonte ato programet apo propozimet e veta, të bënim kritikat, ti ofronim qytetarëve shqiptarë një alternativë”, tha Shehi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →