Në shtëpinë e Bayern Munich vijon “gjuetia” për të gjetur pasuesin e Thomas Tuchel. Në fund të këtij sezoni, klubi gjerman do të drejtohet nga një trajner i ri, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë për të gjetur profilin ideal. Sipas Bild, drejtuesit e Bayern kanë një profil të ri në listën e tyre, Roberto De Zebri. Nuk është thjesht një emër, mes shumë të tjerëve, por një profil mbi të cilin po punojnë.

Gjithnjë sipas të përditshmes gjermane, Max Eberl, drejtori i sportiv i Bayern Munich, është takuar me teknikun italian. Ky takim ka ndodhur këto ditë, duke përfituar nga pauza që solli grumbullimi i lojtarëve me ekipet përfaqësuese. De Zebri ka një kontratë me Brighton deri në 2026, por ka një klauzolë largimi prej 14 milionë euro.

Pavarësisht se drejtuesit janë takuar me De Zebrin, kandidati favorit, i preferuari i tyre, mbetet Xabi Alonso.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co