Mes lojtarëve të ndryshëm “të ekzaminuar” në fund, i përzgjedhuri nga “Oaktree” (fondi pronar i Interit) duket se është Jakub Kivior. Investitorët e klubit, nuk duken të bindur nga Rikardo Rodrigez për shkak të moshave dhe me sa duket identifikuan profilin e duhur te mbrojtësi polak i Arsenalit, për të plotësuar nevojën e fundit të merkatos zikaltër.
Ish-lojtari 24- vjeçar i Specias, i blerë nga “Topçinjtë” në janar 2023, është shprehur i hapur për rikthimin në Itali.
Megjithatë, klubi anglez nuk është fort bindur për formulën e transferimit. Drejtuesit e kampionëve të Italisë po punojnë për një huazim me të drejtë blerjeje, një opsion që homologët londinezë nuk po e shqyrtojnë për momentin.
Ndërkohë, ata i kanë dhënë lojtarit një vlerësim afër 25 milionë euro, shumë që tek Interit nuk janë ende gati ta investojnë. Sidomos për dikë që më shumë se sa domosdoshmëri, është një nevojë shtesë.
STRATEGJIA E PRITJES – Zbarkimi i afërt i Kalafiorit në Londër mund të ndihmojë Interin të ecë përpara me negociatat. Polaku i përgjigjet në mënyrë perfekte identikit të hartuar nga “Oaktree” dhe plotëson kërkesat e Inzagit, i cili fillimisht kishte vendosur preferencat e tij për zviceranin që Italinë e njeh për shkak të Milanit. Por gjithsesi, për Kivior ka pëlqim të plotë.
Një mbrojtës me perspektivë, por tashmë me përvojë të mirë ndërkombëtare, i aftë për të luajtur si i treti në të majtë, por edhe si qendërmbrojtës. Deri më sot, u tha, “Topçinjtë” nuk janë hapur ndaj mundësisë së një huazimi. Kivior është blerë nga Specia për 25 milionë një vit e gjysmë më parë dhe çmimi nuk ka rënë. Por drejtuesit zikaltër mbeten të mendimit se koha dhe transferimi i Kalafiorit mund të luajë në favor të tyre gjatë negociatave.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co