
Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka njoftuar se në Himarë ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt Qendrave te Votimit në prag të zgjedhjeve të nesërme.
Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.
Ai shtoi se në 4 gusht qytetarët do të kenë mundësi që nga ora 7:00 të ushtrojnë të drejtën e votës në 36 qendrat e votimit në Himarë.
“Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit.
Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.
Ditën e dielë, #4gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë”, shkroi ai në X.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co