Gjirokastër, rreth 200 pacientë në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore, urdhri i farmacistit: Problematikë të prekurit nga gripi që kërkojnë antibiotikë pa recetë

gjirokaster rreth 200 paciente ne dite kerkojne ndihme mjekesore urdhri i farmacistit problematike te prekurit nga gripi qe kerkojne antibiotike pa recete
gjirokaster rreth 200 paciente ne dite kerkojne ndihme mjekesore urdhri i farmacistit problematike te prekurit nga gripi qe kerkojne antibiotike pa recete

Në Gjirokastër numri i personave të prekur nga gripi stinor vazhdon të jetë i lartë ndërkohë që problematikë për strukturat e shëndetësisë është vetëmjekimi i tyre në kushtet e shtëpisë. Përfaqësuesit e Urdhrit të Farmacistit në Gjirokastër pohojnë se është i konsiderueshëm numri i qytetarëve të cilët i drejtohen shërbimit farmaceutik për të marrë antibiotikë apo barna mjekësore të tjera, që jepen vetëm me konsultë dhe recetë nga mjeku specialist.

[embedded content]

“Tani është edhe gripi stinor dhe ne zakonisht në këto raste japim më shumë mjekim siptomatik që do të thotë, tajlonhot, paracetamol, shurup për kollën dhe për sa i përket antibiotikut në asnjë mënyrë ne nuk duam që të japim dhe nuk duhet që të japim, sepse një problem i madh është rezistenca ndaj antibiotikëve e cila është problem jo vetëm për ne, por për gjithë Europën dhe për kudo, sepse ne e dimë që antibiotiku më shumë, ka veprim tek bakteret nuk ka tek viruset që kështu është e kotë dhënia e antibiotikut megjithatë ne i drejtojmë tek mjeku specialist kur kanë më shumë siptoma që do të thotë gjendja është agravuar ka temperaturë, ka kollë, kaloi në bronikte, në broshit, megjithatë edhe njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe drejtohen tek mjeku”.

Në Gjirokastër numërohen rreth 200 persona në ditë, një pjesë e të cilëve fëmijë, të cilët kërkojnë ndihmën e shërbimit shëndetësor si shkak i prekjes nga gripi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →