
Kombëtarja shqiptare do të sfidojë Anglinë mbrëmjen e sotme, ndërsa kapiteni Berat Gjimshiti pritet të mbajë peshën më të madhe në mbrojtje.
Ky duel është interesant, pasi përballë Berati do të ketë Xhud Bellingam, për herë të tretë në këtë sezon.
Me Atalantën, Gjimshiti u përball dy herë, në gusht për Superkupën e UEFA-s dhe në dhjetor 2024 në fazën e Ligës së Kampioneve.
Në të dyja rastet ishin madrilenët që triumfuan, madje në dhjetor Bellingam ishte edhe autori i një goli në fitoren 3-2 në Bergamo. Tashmë Gjimshiti do të tentojë të ndalë talentin anglez, i cili do të kërkojë t’i japë trajnerit Tuhel një debutim të suksesshëm.
PANORAMASPORT.AL