Gazetari i DW Auron Dodi ka shpjeguar në një komunikim me News24 si po zhvillohet situata me refugjatët në Gjermani, pasi Berlini njoftoi masat për kontrolle të shtuara në kufijtë tokësorë, si një masë parandaluese.
Dodi theksoi se, ndonëse masat janë kritikuar nga fqinjët e Gjermanisë, ato janë të nevojshme për të menaxhuar fluksin e refugjatëve që synojnë veriun e Evropës, kryesisht Gjermaninë.
Ai shpjegoi se kancelari gjerman Olaf Scholz e pranoi se këto masa janë të padëshiruara për shtetet përreth, por janë të domosdoshme për të gjitha vendet tani.
[embedded content]
Ndërkohë, Kryeministri polak Donald Tusk ka anuluar një vizitë të planifikuar në Gjermani, duke e cilësuar vendimin si të papranueshëm dhe një pezullim de facto të marrëveshjes së Shengenit.
Austria ka deklaruar se nuk do të ri-pranojë refugjatë të kthyer nga Gjermania, ndërsa Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar fonde evropiane për të ndihmuar në ndërtimin e një muri 5 metra të lartë me Turqinë, duke e cilësuar Gjermaninë si një shtet tërheqës për refugjatët.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co