
Brajan Gruda e ka treguar dashurinë dhe zgjedhjen e tij të parë sa i përket Kombëtares, Gjermaninë. Futbollisti që aktualisht është pjesë e Premier League, kërkon që në të ardhmen të jetë pjesë e pancerave.
Por ky mision është shumë i vështirë duke parë konkurrencën e madhe në organikë. Së fundmi Gjermania ka publikuar listën sa i përket ndeshjeve të nëntorit në Ligën e Kombeve. Atje shihet se sërish Brajan Gruda është lënë jashtë. Sa më shumë kalon koha e injorimit të Gjermanisë, aq më shumë rritet edhe “dashuria” apo “krenaria” e Grudës për Shqipërinë, një histori që e kemi parë të ndodh shpesh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news