Kombëtarja gjermane po përgatitet për dy sfidat e rradhës në Ligën e Kombeve atë ndaj Bosnje Hercegovinës të premten, si dhe supersfidën me Holandën 3 ditë më vonë. Skuadra e Nagelsmann do të duhet të përballet në këto dy sfida me mungesa të rëndësishme teksa për shkak dëmtimesh nuk do të jenë të gatshëm, Musiala, Ter Stegen, Haverts dhe Raum.
Nga një futbollist i rëndësishëm për çdo repart do të ulë ndjeshëm forcën e “Panzerave”, megjithatë Joshua Kimmisch dhe Serge Gnabry besojnë sërish se kjo skuadër ka potencialin e duhur për të qenë sërish një ekip i fortë e në gjendje të marrë maksimumin nga këto dy sfida.
Kapiteni Kimich theksoi në prag të dy sfidave: “Ne e kemi marrë shumë seriozisht këtë kompeticion, duam të krijojmë mundësinë të rritemi të gjithë e sidomos lojtarët e rinj. Kemi emra të rinj në skuadër, por jam i sigurte se këta djem kanë energjinë dhe urinë do të japin më të mirën”, theksoi Kimmisch.
Ndërkohë në të njëjtën linjë ishte edhe sulmuesi i Bayernit Serge Gnabry: Fatkeqësisht për shkak dëmtimi kam qenë shumë kohë larg ekipit kombëtar. Por tani ndjehem plotësisht i riaftësuar dhe gati të jap kontributin tim. Shpresoj shumë që pavarësisht mungesave, me grupin që kemi aktualisht në dispozicion të japim më të mirën për dy sfidat e rradhës dhe të arrijmë të kemi sukses”, përfundoi Gnabry.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co