
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka folur për luftën në Gaza gjatë konferencës me Ramën në kryeministri.
Erdogan u shpreh se “gjenocidi që vazhdon prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i gjithë njerëzimit”.
Ai theksoi se duhet të bëhet çmos për të arritur një marrëveshje armëpushimi të përhershme, si edhe t’i bëhet presion Izraelit. Erdogan u shpreh besimplotë se “Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim”.
“Gjenocidi që vazhdon prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i gjithë njerëzimit.
Duhet të bëjmë çmos për të siguruar armëpushim të përhershme, ofruar ndihmë humanitare dhe për të bërë presion mbi Izraelin. Besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim”, tha presidenti turk.