
Sulmi ndaj Iranit herët të premten ka të ngjarë të synohej si një masë hakmarrëse dhe një mesazh paralajmërues, tha për CNN një gjeneralmajor i ushtrisë amerikane në pension. Për ditë të tëra, Izraeli ka peshuar përgjigjen e tij ndaj sulmeve të paprecedentë nga Irani, të cilat u nisën si hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Siri në fillim të këtij muaji.
Një zyrtar amerikan i tha CNN se sulmi i së premtes ishte një sulm izraelit, por ky i fundit nuk ka reaguar. “Izraeli duhet të ruajë vigjilencën e tij” në rast se Irani vendos të përgjigjet me një shfaqje tjetër force, tha gjeneralmajor në pension Mark MacCarley.
Duke vënë në shënjestër provincën iraniane të Isfahanit – vendi i objekteve të rëndësishme bërthamore – Izraeli ka të ngjarë të paralajmëronte se mund të mposhtte lehtësisht mbrojtjen e Iranit, tha MacCarley. “Unë mendoj se ka pasur një proces shumë të qëllimshëm mendimi nga ana e kabinetit të luftës izraelite,” tha ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co