Një 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Vlorë. Dyshohet se e moshuara ka pësuar arrest kardiak, teksa ka qenë duke u larë në det.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën
“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në det, dhe për pasojë ka humbur jetën, një shtetase ende e paidentifikuar rreth 70 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co