Policia kufitare në portin e Durresit ka ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende të paligjshme.
Por nga skanimi u zbulua se në furgonin e mallrave, i cili ndiqte intinerarin Shqipëri-Itali-Angli, ishin të fshehura 7 pako kokaine.
Droga ishte vendosur në një ndarje të posaçme të krijuar në furgonin e mallrave, poshtë sediljes së shoferit.
Kokaina ishte paketuar në qese vakumi. Në prangat e policisë deri me tani kanë rënë dy persona 38 vjeçari, Arjan Doçi dhe 39-vjeçari Mentor Çuni,
Nderkohe që po vjojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co