Gjekmarkaj ironi me qeverinë: Duan të ngjajnë me Skënderbeun dhe princërit arbërorë të mesjetës, por në të vërtetë…

gjekmarkaj ironi me qeverine duan te ngjajne me skenderbeun dhe princerit arberore te mesjetes por ne te vertete
gjekmarkaj ironi me qeverine duan te ngjajne me skenderbeun dhe princerit arberore te mesjetes por ne te vertete

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, në një shkrim të tijin ironizon qeverinë. Gjekmarkaj shprehet se Edi Rama dhe ministrat e tij kërkojnë të ngjajnë me Skënderbeun dhe princërit arbërorë të mesjetës, por se nuk janë aspak të tillë. Ai shprehet se Rama, që sillet si Edibeu, shkel dinjitetin e shqiptarëve, duke pranuar emigrantët, që siç shprehet, kanë ardhur në një vend pa standarde, që nuk do dijë t’i menaxhojë.

Shkrimi i Gjekmarkajt:

Fisnikeria e re “ Rilindase” dhe fekalet afrikane në Drin!

Lajmi se fekalet e afrikanëve  që do strehohen ne Gjader si konçension personal i Edi Rames ndaj Melonit , do të “freskojnë” ujërat e Drinit vjen teksa tek “Rilindja” janë të zënë se kush pas “Edibeut” pra “Skenderbeut” të cilit ju bë hazer një shtatore në Horen e arberesheve në Itali do i ngjajë Vrana Kontit ndoshta Klosi, kush Gjergj Aranitit ndoshta Majko, kush Teodor Muzakes mbase Xhafa, kush Moisi Golemit ku i dihet Ulisa, kush Tanush Topise me gjasë Shalsi, Mamicen e kemi të qartë Elisen, për të heret është kujdesur i “vellai”, Vojsaves Belinda, Toni -Pal Engjellit, Tezja Lokes  se Gjokajve, Tao -Lek Dukagjinit, Damua -Pal Dukagjinit, Beneti – Gjergj Balshes , Braçja – Lek Zaharisë, Anila- Argjiros, Vëngu – Gjon Kastriotit (birit), Hoxha – Abat Pelinit, Malaj si tezorier Dhimiter Frengut, e keshtu me rend varg e vister!

Eh çfarë rëndesie ka natyra, turizmi apo dinjiteti i lezhjanëve perballë ketyre dilemave që sot ka Qeveria jonë në raport me historinë? Ehuha ne perzihet uji me meze asnjë problem ska perballe ketij momenti historik. Madje çdo ankese do të ishte mungese shijeje në këtë festival madheshtie!

Ata ndihen vertetë rilindas, si shembelltyra të fisnikeve mesjetarë të cilet fati na i risolli në këtë kapercyell motesh për ti dalë zot vatanit! Problemi qendron tek një keqkuptim i madh mes shoqerisë dhe atyre! Ata e besojnë tashmë se janë më të bukurit e krejtve, më shahiret, më të ndriturit nga mendja, me të hollet nga trupi, me të lehtet nga pesha, më të embel se mjalta, më të ngrohtë se dielli, me elegant se miset e misat, më të virtytshem se kleriket, me të rinj se adoloshentet, më të urtë se pleqtë, me të ditur se shkencetarët, më vizionarë se astrologet, më romantikë se hëna, me natyralistë se pylli, më sherues se ekzorcistet, më të dashur se dajat, ata janë koncetrat i sublimes, hyjnores dhe të perkryeres! Më modest se eremitet! I keni degjuar tek thonë “ne nuk jemi më të mirët po më të mirë se ne ska”! Hajde merr vesh se teper delikate per tu kuptuar.

E punë e madhe se shoqeria pershperit apo mendon se ata janë të korruptuar sa nuk arrin imagjinata, banal sa nuk mjafton fjala, injorant sa nuk të shkon kuti, zollumqarë sa nuk e gjen krahasimin kujtesa, trashamanë se nuk e shkruan lapsi, batakçinj sa nuk te del llogaria, te vegjel sa të tepron centimetri, rriqna të ndyta që vdesin çdo organizem që e prekin!

Deri tani kemi dy realitete qe nuk kanë sintoni. Atë të “Rilindjes” që të gjuan në fytyrë atë që nuk thuhet dhe të Shqiperisë që beson se “Rilindja” është ajo që nuk thuhet.  Deri më sot e para ka mundur të dyten! Duket si ka mjaftuar ajo që nuk thuhet e vetja por na sjell edhe ca harxhe e na i derdh në lumë të afrikanve të ngratë!

Eh ç’qenka një lum i mbushur me fekale afrikanesh perballe tyre, socialistet lezhjane nuk po ankohen per demokratet e të tjeret punë e madhe!

Ndonje mbase mendon nuk është asgje hiç kur po durojmë atë që nuk thuhet prej 12 vitesh teksa ata janë në garë kush t’i lërë historisë monumentin apo atë që nuk thuhet më të madh si peshqesh per brezat!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →