Gjatë 2023-ës mbi 2200 shkurorëzime në Kosovë, kryeson Komuna e Prizrenit

gjate 2023 es mbi 2200 shkurorezime ne kosove kryeson komuna e prizrenit

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar statistikat lidhur me numrin e shkurorëzimeve në gjithë Kosovën.

Sipas ASK-së, në vitin 2023, janë regjistruar 2 212 shkurorëzime.

Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (199 raste) ose 9,0 pë qind; Prishtinë (185 raste) ose 8,4 për qind; Mitrovicë (165 raste) ose 7,5 për qind, etj.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i dytë me 9,8 për qind, viti i parë me 8,0 për qind dhe viti i katërt me 7,1 për qind e të shkurorëzuarve etj, shkruajnë mediat e Kosovës.

Kosove3
Kosove3

Nga të dhënat statistikore, shihet se shkurorëzime (brenda Kosovës), janë regjistruar më shumë në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022.

Kosove2
Kosove2

Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 426 shkurorëzime ose 19,3 për qind, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeçare me 457 shkurorëzime.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →