Deri më tani Elbasani ka shënuar gjashtë gola, duke qenë njëkohësisht edhe sulmi më i mirë i kampionatit pas katër javësh, paçka se në të njëjtën kuotë janë edhe bashkëkryesuesit si Vllaznia, Partizani dhe Egnatia.
Por, ajo që bie në sy në kampin elbasanas, është se të gjashtë golat kanë nga një autor të ndryshëm, duke dhënë përshtypjen se në këtë skuadër shënojnë të gjithë.
Bëhet fjalë për lojtarë si kapiteni Bruno Lulaj, mesfushori moldav, Kristian Dros, gjithashtu elbasanasit Ardit Hila, Arsen Kasa dhe Emiljano Musta, si dhe sulmuesi portugez që i dha fitoren e fundit kundër Laçit, Ze Gomesh.
Sa u përket shifrave, vlen për t’u theksuar se verdheblutë janë njëkohësisht edhe skuadra që kanë pësuar më pak në këto 4 javë, pikërisht tri gola, po aq sa Laçi, që paradoksalisht është i fundit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co