
Gigi Hadid dhe Bradley Cooper nuk e fshehin më romancën e tyre! Në disa foto të publikuara nga Page Six, ata u panë të kapur për dore gjatë një shëtitje në Londër.
Gigi dhe Bradley janë parë shumë herë duke dalë për darkë që kur u lidhën për herë të parë në tetor 2023, megjithatë, kjo është hera e parë që ata shihen të kapur për dore në publik, duke dhënë një shenjë se nuk duan ta fshehin më lidhjen e tyre.
Pavarësisht diferencës së tyre në moshë, një burim i brendshëm tha më parë për US Weekly se çifti ka shumë të përbashkëta si “sensi i humorit” dhe rolet si “prindër beqarë vajzash”.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co