
Atalanta ka arritur një fitore të pastër 0-3 ndaj Napolit. Trajneri i klubit nga Bergamo, Gian Piero Gasperini u shpreh i lumtur pas këtij suksesi.
“Nëse fiton 3-0 në Napoli, mund të jesh vetëm i kënaqur. Në pjesën e parë krijuam shumë dhe e mbajtëm mirë lojën nën ritmin e duhur. Napoli gjithashtu krijoi, por në përgjithësi ishim superiorë”.
Gjysmëfinalja në Kupë ndaj Fiores- Trofeu më i mundshëm për ne është Kupa e Italisë. Arritëm dy herë në finale dhe dështuam, do të shohim të mërkurën” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co