Kryeministri Edi Ram a, në fjalën e tij për mediat pas mbledhjes së drejtuesve politikë të qarqeve, ka folur edhe në lidhje me Portin e Durrësit.
Edi Rama: Injoranca nuk është argument. Sa i përket zhvillimeve të sipërmarrjes bazuar tek investimet e huaja, të gjitha vendet kanë legjislacione favorizuese, sa i përket zhvillimeve në turizëm, është një garë e egër se kush i ka më favorizuese kushtet që të tërheqë investitorë.
Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që i përket shqiptarëve, edhe pse nuk kam qenë kundër “Shqipërisë 1 euro” që nxirrte në rrugë pasuritë e shqiptarëve për një euro. Por në sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit të Portin e Durrësit psh. Shteti është aksioner dhe nuk është bërë asnjë falje, porti ka qenë është dhe mbetet i shqiptarëve, por është përfshirë edhe interesi i shqiptarëve.
Porto Romano do jetë aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kemi zgjedhur mes alternativës legjitime të vënies së ndërtimit një kompanie të huaj si investitorë dhe hapjes së një tenderi ndërkombëtar. Pasi të ndërtohet shqiptarët do kenë shumë më tepër të ardhura.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co