Shemsi Prençi, një prej kandidatëve të skualifikuar nga gara për Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, tha në rubrikën “Opinion” në News24, se sipas SPAK dhe GJKKO kanë dalë zyrtarë të Policisë, gjyqtarë e prokurorë, sikundër edhe gazetarë, në komunikimet e Sky.
Prençi tha se hyri në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë referuar ligjit të ri. “Jam dorëhequr nga detyra e Drejtorit të Policisë së Dibrës, pra nuk jam liruar nga detyra. Unë kam gradën Drejtues i Parë dhe kam zbatuar ligjin dhe jo urdhërat e politikës”, tha Prençi.
Ai u shpreh se një pjesë e mirë e oficerëve që garojnë sot për postet drejtuese në 1997 janë veshur me fustan.
“Ata që kanë braktisur detyrën e Kryepolicit sot garojnë për postet drejtuese”, tha Prençi.
[embedded content]
Ai e konsideroi garën të paracaktuar, ndërsa shtoi se e dinte se kush do të emërohej Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
“Kushdo që të zgjidhet uroj që të distancohet nga politika, të respektojë ligjin”, tha Prençi.
Ai tha se drejtorë policie janë emëruar nga deputetë të PS-së, nga kryebashkiakë, apo edhe nga burgu 313.
“Drejtor policie është ai që e tund kokën megjithë këmborë. Kemi pasur drejtorë policie si Hysni Burgaj apo Ardi Veliun që e shkatërruan Policinë e Shtetit. Veliu mori 4 grada për dy vite, kur duhej një kohë prej 15 vitesh”, tha Prençi.
Ai tha se skualifikimi i tij nga gara për mungesë dokumentacioni është i turpshëm. “Komisioni është politik, nuk ka asnjë ekspert. Nëse Komisioni do të përbëhej nga një përfaqësues i SPAK, Avokati i popullit, Drejtori i Akademisë së Rendit, përfaqësues nga Dhoma e Avokatisë, atëherë do të kishim një komision të pranushëm”, tha Prençi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co