
VLORË
Detaje të reja zbardhen për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, ku u dhunua barbarisht një punonjës i policisë bashkiake. Bruno Jazaj ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavijonin e kirurgjisë.
Jazaj ka folur me gazetarin Enrik Mehmeti duke treguar dhe ngjarjen e rëndë.
Sipas Jazaj dy personat janë Kristi Sota dhe Todi Sota, babë e bir nga fshati Bestrovë. “Ata u shoqëruan dhe u lënë të lirë. Kjo më ka indinjuar më shumë”, tha Jazaj.
Sipas tij e kanë goditur për shkak të detyrës pasi i kanë përmendur një gjobë makine. “Gangster që vë gjoba”, mësohet se i kanë thënë dy autorët, por Jazaj deklaron se kishte 4 muaj operator dhe jo në terren.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co