Futet në vitin e fundit, Laporta në sprint për një tjetër mandat

futet ne vitin e fundit laporta ne sprint per nje tjeter mandat
futet ne vitin e fundit laporta ne sprint per nje tjeter mandat

I zgjedhur president i Barçës për herë të dytë më 7 mars 2021 me 30184 vota, 54.28% të votave, Joan Laporta ka plotësuar jo më larg se dje katër vite në detyrë. Përmbushja e vitit të katërt të mandatit të tij të dytë e gjen në këmbë avokatin që drejton klubin blaugrana.



Ai ka kaluar një sërë stuhish gjatë këtyre viteve, që nga largimi i dhimbshëm i Mesit e deri te borxhet dhe kriza e thellë financiare në klub. Këto janë disa probleme, pasi lista është më e gjatë.

Menaxhimi i dobët i çështjes Olmo, mosmarrëveshja me sektorin e veçantë të tifozerisë “Grada d’Animació” dhe mungesa e përcaktimit të datës së kthimit në “Camp Nou”, shtojnë vargun e problematikave me të cilat është përballur Laporta. Opozita doli me gjithçka kundër tij dhe Laporta udhëtoi drejt Arabisë Saudite në kërkim të parave dhe në pozita të vështira.

Por ai u kthye nga atje me Superkupën nën krah, një fitore 2-5 ndaj Madridit, regjistrimin provizor të Dani Olmos dhe Pau Viktor dhe rikthimin në rregullin 1:1. Dy muaj më vonë, gjërat po shkojnë shumë mirë në fushë.

Dhe kjo e ndihmon, sidomos në prag të vitit të fundit të mandatit të tij. Barça do të duhet të shkojë në zgjedhje në vitin 2026 nëse presidenti aktual nuk vendos t’i sjellë ato përpara nëse skuadra e parë e Flik arrin një sukses të rëndësishëm në këtë sezon. Në çdo rast, edhe pse nuk e ka bërë të ditur, synimi i Laportës është të rikandidohet. Dhe avokati katalanas ëndërron një skenar idilik, në të cilin ai fiton një titull të madh këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →