
Gjeorgjia kërkon maksimumin në Nations League, në përballjen e kësaj të hënë ndaj Shqipërisë. Para këtij takimi, mbrojtësi gjeorgjian, Lasha Dvali tha se skuadra e Sagnol është favorite.
“Na duhet të luajmë dy sfida në një kohë kaq pak të shkurtër. Po ashtu edhe Shqipëria ndodhet në një situatë pak a shumë të njëjtë. Jemi munduar të rikuperojmë energjitë dhe të mbledhim forcat për këtë përballje. Në ndeshjen e luajtur në Poloni na paralizoi fakti i fushës. Lloji i saj ndikoi shumë në stilin që ne paraqesim. Mendoj se ndaj Shqipërisë jemi ne favoritët”, u shpreh Dvali.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co