Futbollistët e Barcelonës të tronditur, nuk kishin kuptuar asgjë. Publikohen detaje për vdekjen e pjesëtarit të stafit katalanas

futbollistet e barcelones te tronditur nuk kishin kuptuar asgje publikohen detaje per vdekjen e pjesetarit te stafit katalanas
futbollistet e barcelones te tronditur nuk kishin kuptuar asgje publikohen detaje per vdekjen e pjesetarit te stafit katalanas

Klubi i Barcelonës ka humbur sot një nga pjesëtarët e stafit të tij. Mjeku Karles Minarro, është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta, në një situatë shumë dramatike për katalansit që mësuan lajmin pak minuta para fillimit të ndeshjes së planifikuar ndaj Osasunës.



Mediat spanjolle kanë zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë, pasi kanë mësuar se mjeku i cili i ishte bashkuar vetëm këtë vit ekipit të parë të katalanasve, por kishte qenë pjesë e stafit mjekësor të klubit që nga viti 2017, ishte ndarë nga jeta në hotelin ku ishte grumbulluar ekipi.

Lojtarët kishin hipur në autobus si zakonisht dhe kishin shkuar në stadium pa ditur asgjë rreth kësaj ngjarje të kobshme, ndërsa vetëm në dhomat e zhveshjes kishin marrë lajmin tragjik nga presidenti Joan Laporta.

Raportohet se futbollistët kanë mbetur shumë të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë dhe të gjithë ishin në një mendje që ndeshja të mos luhej, duke marrë mirëkuptimin e Osasunës dhe La Ligës që vendosi anulimin e sfidës së sotme.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →