
Janë luajtur ndeshjet e fazës 1/8-të të Kupës së Kampionit dhe çerekfinalet e Kupës Kategoria e Parë për zonën e Tiranës në futbollin 5×5.
Në Kupën Kategoria e Parë, ndeshja AF Kashari – Pasticeri Nela përfundoi në barazim 8-8 dhe nga gjuajtjet e penalltive u kualifikua më tej Pasticeri Nela, e cila triumfoi 3-2.
Një tjetër ndeshje e fortë ishte Pellazget 5×5 – Legjendat 5×5, e cila përfundoi me rezultatin 5-7.
Dental Turk 5×5 mposhti Union Bank 5×5 me rezultatin 9-5, ndërsa sfida Barrikada A – Kulla 60 u mbyll në barazim 2-2. Nga penalltitë, skuadra Kulla 60 siguroi kualifikimin pasi fitoi 3-0.
Gjysmëfinalet e Kupës Kategoria e Parë janë:
FC Dental Turk 5×5 – Legjendat 5×5
Pasticeri Nela – Kulla 60 5×5
Kanë përfunduar edhe ndeshjet e fazës 1/8-të së Kupës së Kampionit, duke përcaktuar skuadrat që kualifikohen më tej: KF Erniku GS 5×5, Drini Sport 5×5, Dymbëdhjeta 5×5, Intelekt 365, ATS 5×5, Mediu Phone 5×5, Nabuço Lounge dhe Kastriotet 5×5.
Çerekfinalet e Kupës së Kampionit janë:
Drini Sport 5×5 – Dymbëdhjeta 5×5
ATS 5×5 – Kastriotet 5×5
Nabuço Lounge – KF Erniku GS 5×5
Mediu Phone 5×5 – Intelekt 365
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news