Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë caktuar një datë të re për duelin për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda.
“Gypsy King” dhe “The Cat” do të përballen me njëri-tjetrin më 18 maj, në Riad. Lajmi vjen vetëm një ditë pasi data fillestare 17 shkurt u shty për shkak të një çarjeje të pësuar nga kampioni anglez gjatë stërvitjes.
Dy luftëtarët u shfaqën në një program “live” në YouTube, me Fury nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga ministri Turki Al-Sheikh, promotori i ngjarjeve të mëdha sportive në vend dhe një tifoz i madh i boksit.
Al-Sheikh ka garantuar se “lufta” do të zhvillohet më 18 maj, sepse ishte afati i fundit i dhënë nga Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBF). Al-Sheikh ka shpjeguar gjithashtu se, nëse për ndonjë arsye njëri nga dy garuesit nuk mund të marrë pjesë në këtë përballje, ata do të kompensohen.
“U garantoj të dy luftëtarëve 10 milionë paundë nëse njëri nuk mund ta bëjë luftën. Kjo është e para dhe e dyta: Unë garantoj një luftë të madhe në të njëjtën natë për tjetrin,” tha pronari aktual i UD Almerías.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co