Ftesa nga Silvinjo mungon, fqinjët kontaktojnë lojtarin e talentuar para kualifikueseve të Botërorit

ftesa nga silvinjo mungon fqinjet kontaktojne lojtarin e talentuar para kualifikueseve te boterorit

Arda Kurtulan është ftuar nga Maqedonia e Veriut, për të qenë pjesë e kualifikueseve të Botërorit. Kjo është prapaskena e zbuluar në Turqi për lojtarin e talentuar, që deri në vitin e kaluar dha kontributin e tij te Shqipëria U-21.



Kurtulan është pjesë e Adana Demirspor në Turqi. Gjatë këtij sezoni ka asituar katër gola në Superligë, ndërsa ka shënuar një tjetër në Kupë.

Forma e lojtarit që aktualisht po aktivizohet si mbrojtës i djathtë, ka tërhequr vëmendjen e përfaqësueses maqedonase që njeh kualitetin e 22-vjeçarit nga moshat.

Ftesa nga Silvinjo ndërkohë nuk ka ardhur deri tani, kështu që gjithçka mbetet e hapur.

Screenshot 2025-02-17 162413

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →