Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi sot ftesën partive opozitare për të qenë pjesë e konfederatës.
Ai tha se nuk duhet të jenë hipokritë me shqiptarët, ndërsa shtoi se zakonet e vjetra të përçarjes nuk kanë rreshtur.
“S’duhet të jemi hipokritë as me veten as me shqiptarët. Zakonet e vjetra nuk kanë rreshtur. Edhe sot edhe dje, ka pasur gjuhë përçarje. Këto janë shërbime ndaj qeverisjes dhe Ramës. E vetmja gjë që dua të përsëris është se unë dhe PD nuk do të vonohemi asnjë sekondë kohë. Do të bëjmë gjithçka përballë kësaj qeverie.”, tha Basha.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co