
Forcat e Sigurisë së Kosovës janë furnizuar me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “Rheinmetall”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një deklaratë për mediat këtë të martë tha se 10 kamionë janë blerë me paratë e buxhetit të shtetit dhe se 5 të tjerë janë donacione.
“Ky është partneriteti që po bëjmë. Edhe marrim donacion edhe blejmë, në mënyrë që integriteti territorial, sovraniteti dhe siguria e të gjithë qytetarëve të jetë e pacenueshme pa dallim, pavarësisht se kush e kërcënon atë”, u shpreh Kurti.
Albin Kurti nënvizoi se për Prishtinën është e qartë se fqinji verior është agresiv e nevrik, duke shtuar se kjo e bën qeverinë e Kosovës të kujdesshme dhe jo të frikësuar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co