FSHF organizon një mbledhje të nivelit të lartë të UEFA-s për herë të parë, pikat që do të diskutohen

fshf organizon nje mbledhje te nivelit te larte te uefa s per here te pare pikat qe do te diskutohen
fshf organizon nje mbledhje te nivelit te larte te uefa s per here te pare pikat qe do te diskutohen

Për herë të parë në histori, Federata e Futbollit do të organizojë një mbledhje të nivelit të lartë të UEFA-s për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale (SES Community) në datat 28-30 tetor.

Kjo mbledhje do të mbahet në stadiumin “Air Albania” dhe do të marrin pjesë përfaqësues të 55 federatave europiane. Të gjithë pjesëmarrësit pritet të mbërrijnë pasditen e të hënës së 28 tetorit ku do të zhvillohet pjesa e parë e mbledhjes.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do të mbajë një fjalë përshëndetëse në nisje të mbledhjes së bashku me Drejtorin e UEFA-s për Qëndrueshmërinë Sociale dhe Mjedisore, Michele Uva. Të martën më 29 tetor mbledhja do të nisë në mëngjes në orën 9:00 dhe gjithçka do të përfundojë paraditen e të mërkurës.

Sipas agjendës së përcaktuar nga UEFA gjatë mbledhjes do të diskutohen disa pika të ndryshme që kanë të bëjnë me çështjet mjedisore dhe përgjegjësinë sociale.

Planifikimi, aplikimi dhe raportimi i strategjisë së përgjegjësisë sociale të federatave që përqendrohet në disa fusha kryesore si ndikimi mjedisor, ekonomia e qëndrueshme, shoqëria dhe përfshirja.

Gjithashtu, projektet e planifikuara për t’u zbatuar dhe projektet e së ardhmes do të jenë në qendër të vëmëndjes, me qëllimin e vetëm për ta bërë futbollin të aksesueshëm për të gjithë.

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →