FSHF & Bashkia Prrenjas, marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e dy fushave të reja sportive

fshf bashkia prrenjas marreveshje bashkepunimi per ndertimin e dy fushave te reja sportive
fshf bashkia prrenjas marreveshje bashkepunimi per ndertimin e dy fushave te reja sportive

Federata e Futbollit dhe Bashkia Prrenjas kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e dy fushave të reja, një investim i rëndësishëm për të rikthyer futbollin në këtë qytet.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Bashkisë Prrenjas, ishin të pranishëm Kryetari Z.Nuri Belba, Zv. Presidenti i FSHF-së, Z.Arben Dervishaj, si dhe përfaqësues të departamentit të projekteve në FSHF.

Aktualisht, Prrenjasi nuk ka asnjë fushë që plotëson kushtet e duhura për stërvitjen e fëmijëve, ç’ka ka ndikuar edhe në pezullimin e aktiviteteve të akademisë sportive Domosdova.

Me ndërtimin e dy fushave të reja me bar artificial, një fushë me përmasa olimpike dhe një mini-fushë, fëmijët e këtij qyteti do të kenë sërish mundësinë të stërviten dhe të ndjekin pasionin për futbollin.

Ky projekt është pjesë e vizionit të Federatës së Futbollit për të rritur numrin e fëmijëve që merren me sport, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin dhe edukimin e tyre.

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →