![“Frymëzohem nga Myler e Kejn”, Ibrahimoviçi shqiptar prezantohet te Lacio: Do pres momentin tim, më vjen keq që nuk m’u dha mundësia te Bajerni 2 frymezohem nga myler e kejn ibrahimovici shqiptar prezantohet te lacio do pres momentin tim me vjen keq qe nuk mu dha mundesia te bajerni](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2025/02/frymezohem-nga-myler-e-kejn-ibrahimovici-shqiptar-prezantohet-te-lacio-do-pres-momentin-tim-me-vjen-keq-qe-nuk-mu-dha-mundesia-te-bajerni.jpg)
Arijon Ibrahimoviç ka zhvilluar sot konferencën e parë për mediat si lojtar i Lacios, pasi nuk ishte prezantuar në klubin bardhekaltër. Ai ka shpjeguar para gazetarëve se si e sheh këtë aventurë të re në karrierë, pasi ishte transferuar nga një klub si Bajern Mynih ku në muajt e parë ishte stërvitur bashkë me yjet e kësaj skuadre.
“Sigurisht që pozicioni im i preferuar është në qendër, por unë mund të pozicionohem kudo në repartin ofensiv dhe do të tregoj cilësitë e mia. Jam stërvitur shumë në këtë periudhë ku luajta më pak, fatkeqësisht nuk pata mundësitë që mund të kisha te Bajerni. Mund të përmirësohem në punën time, mund të punoj më intensivisht dhe të luaj me një vazhdimësi më të madhe”, tha fillimisht Ibrahimoviç para mediave.
Keni folur me Baronin për ato që mund të jenë perspektivat tuaja?
Kam folur me drejtorin dhe trajnerin, mendoj se do të kem shansin tim, por gjithçka do të varet nga unë. Nëse stërvitem mirë dhe jap sinjale pozitive, do të mund të gjej hapësirë. Varet nga unë dhe do ta bëj.
Çfarë ka më shumë një i ri që rritet në sektorin e të rinjve të Bajern Mynih?
Sigurisht që një mjedis i tillë të jep motivim të madh për të arritur objektivat që kanë arritur lojtarë si Tomas Myler dhe Herri Kejn. Unë frymëzohem prej tyre dhe sigurisht që dua të arrij ato nivele.
Çfarë shkoi keq në këta gjashtë muaj te Bajerni? A jeni gati për të debutuar me Lacion?
Kam ardhur këtu për dialogun që është bërë me drejtorin dhe të gjithë personat e përfshirë, jam ndjerë rehat me projektin që më është prezantuar. Duhet të kem durim, nuk e di nëse do të mund të luaj së shpejti por do të kem durim dhe kur të jetë mundësia do të jap maksimumin.
PANORAMASPORT.AL