Injeksioni ekonomik iu shumëpritur për arkat e Barcelonës duket se më në fund ka mbërritur.
Sipas programit “Què T?hi Jugues”, klubi katalanas ka nënshkruar një operacion pasditen e së martës përmes të cilit një sponsor i klubit do të paguajë 40 milionë euro që fundi i investimeve “Libero” nuk i pagoi vitin e kaluar dhe që korrespondonte me 10 për qind të shitjes së “Barça Studios”. Tashmë mungon njoftimi zyrtar nga institucioni, i cili pritet në orët në vijim.
Barcelona kishte shumë muaj që punonte tashmë për këtë operacion, që më në fund u vulos këtë të martë në zyrat e klubit në Spanjë. Kjo shifër mund të jetë kyçe për të përballuar negociatat që klubi po bën për afrimin e lojtarëve të ndryshëm.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co