Fredi Beleri u bë eurodeputet nga burgu, Shpëtim Idrizi: Një hidraulik i formuar në Kretë, njeri me tre emra! U shpërblye nga Greqia për…

fredi beleri u be eurodeputet nga burgu shpetim idrizi nje hidraulik i formuar ne krete njeri me tre emra u shperblye nga greqia per

































Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar zgjedhjen e Fredi Beleri si eurodeputet. I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai ka deklaruar se është një paradoks, që Beleri të përfaqësojë qytetarët grekë në BE, kur sipas tij dihet që ai është një person i dënuar.

idrizi

Sipas Idrizit, Fredi Beleri u shpërblye nga kryeministri i Greqisë, për deklaratat dhe qëndrimet e tij për helenizimin.

“Të marrësh standardin e këtij njeriu, përtej faktit që ka edhe një formim që të lë për të dëshiruar, sepse siç e ka shkruar edhe vetë është i informuar si hidraulik në një kurs që ka bërë një Kretë”, tha Idrizi.

Idrizi: Na bën përshtypje sesi një vend i BE mund të bjerë në këtë mënyrë standardet njerëzore dhe politike. Të marrësh dhe ti afrosh qytetarëve grekë si përfaqësues të tyre në BE një njeri që ka tre emra, njeriun që është i dënuar nga drejtësia greke për armëmbajtje pa leje, njeriu që ka një dënim të formës së prerë deri në Strasburg për poshtërim të Shqipërisë dhe për dhunim të simboleve kombëtare dhe që është në burg për krime elektorale. Të marrësh standardin e këtij njeriu, përtej faktit që ka edhe një formim që të lë për të dëshiruar, sepse siç e ka shkruar edhe vetë është i informuar si hidraulik në një kurs që ka bërë një Kretë. Është një ndër paradokset më të mëdha. Beleri u shpërblye për atë që tha edhe kur e morën në interviste: Tha që ishte një fitore për helenizimin dhe vorio epirin. Sot u shpërblye për atë që artikulon.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →