
Presidenti francez Emmanuel Macron do të paraqesë një projekt-ligj për vdekjen e asistuar në parlament në muajin maj.
Presidenti Macron deklaroi se ‘’legjislacioni i ri do të kufizohet vetëm për të rriturit që vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme, të cilët pritet të vdesin në një periudhë afatshkurtër ose afatmesme” si dhe ata që ‘’vuajnë nga dhimbje fizike ose psikologjike të patrajtueshme”.
Masa mund ta bëjë Francën vendin e ardhshëm evropian që legalizon eutanazinë për pacientët me sëmundje terminale.
Deri më tani, një ligj francez i vitit 2016 i lejon mjekët të mbajnë pacientët me sëmundje terminale të qetësuar para vdekjes, por nuk lejojnë asistimin e vetëvrasjes dhe eutanazisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co